Sipërfaqja totale mbi tokë, me intensitet ndërtimi 2.65. Më shumë se gjysma e truallit mbetet e hapur.
Një projekt rezidencial dhe komercial i konceptuar për jetën moderne, ku banimi, biznesi, shërbimet dhe hapësirat e përbashkëta krijojnë një mënyrë të re për të jetuar.
Klikoni mbi një godinë në pamjen më poshtë, zgjidhni katin dhe zbuloni apartamentet. Për njësitë tregtare ose parkimin, zgjidhni kategorinë përkatëse. Statusi i çdo njësie — e lirë, e rezervuar ose e shitur — vjen drejtpërdrejt nga sistemi i shitjeve.
Kashar Center nga BOLV sjell një zhvillim të integruar në një nga zonat me aksesin më të drejtpërdrejtë me Tiranën, duke kombinuar apartamente, hapësira tregtare, njësi biznesi, parkim dhe ambiente të gjelbëruara në një destinacion të vetëm.
Pas Kashar Center qëndron BOLV, një grup kompanish me eksperiencë në ndërtim dhe zhvillim, me një qasje të fokusuar te cilësia, funksionaliteti dhe standardet moderne të ndërtimit.
1.593 njësi në total — banim, tregti, parkim dhe magazinim. Çdo njësi ka planimetrinë, sipërfaqen dhe statusin e vet.
1+1 dhe 2+1, nga 58 deri 93 m² neto. Tetë kate banimi në pesë godina, me verandë në katin e parë.
Eksploro → TregtiNë katin përdhe, nga 148 deri 856 m². Fasadë nga bulevardi ose akses nga oborri i brendshëm.
Eksploro → ParkimDy kate nëntokë — 327 në katin −1 dhe 530 në katin −2, me akses direkt nga secila godinë.
Eksploro → Magazinim3.770 m² gjithsej në katin −1, nga 543 deri 1.501 m² secila.
Eksploro →Sipërfaqja totale mbi tokë, me intensitet ndërtimi 2.65. Më shumë se gjysma e truallit mbetet e hapur.
Lartësia e projektit, me tetë kate banimi mbi katin përdhe të dedikuar shërbimeve.
Kashar Center shtrihet në 26.500 m² në Bulevardin e Kasharit. Pesë volume me gjatësi dhe orientim të ndryshëm, të veshura me pllaka qeramike të smaltuara. Kati përdhe i përbashkët i lidh të gjitha.
128 apartamente · 16 / kat
192 apartamente · 24 / kat
144 apartamente · 18 / kat
80 apartamente · 10 / kat
160 apartamente · 20 / kat
Të gjitha apartamentet kanë ballkon ose loxhë dhe orientim nga oborri i brendshëm ose nga bulevardi.

Praktik, funksional dhe i përshtatshëm për një mënyrë jetese moderne.

Ekuilibri mes hapësirës, komfortit dhe funksionalitetit për çiftet dhe familjet.
Kati përdhe shtrihet në 14,031 m² dhe strehon njësi shërbimi e dyqane të lidhura me oborrin e brendshëm. Godinat rrethojnë këtë hapësirë të përbashkët me basen ujor dhe gjelbërim.
I pozicionuar në Kashar, projekti ofron akses të lehtë drejt autostradës dhe lidhje të shpejta me pikat kryesore të Tiranës dhe rajonit.
Kohë orientuese, në varësi të trafikut.
Leje ndërtimi e miratuar nga KKTU me vendim nr.14, datë 11.06.2025. Ndiqni ecurinë e kantierit muaj pas muaji.
Analizo mundësinë. Krahaso skenarët. Merr informacionin që të nevojitet për të marrë vendimin tënd.
Na trego çfarë po kërkon dhe ekipi i Kashar Center do të të kontaktojë me informacionin që të nevojitet.